Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva
Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit me qëllim të shtrirjes dhe zgjermit të veprimtarisë së përbashkët, zgjerimit të mundësive për projekte të përbashkëta të ndihmës reciproke, si dhe inkurajimin e nismave me qëllim të promovimit të pasurive natytrore dhe mundësive që ka Komuna e Gjilanit.
Duke e marrë në konsideratë rëndësinë e ndërveprimit nga të dyja palët, kryetari Hyseni dhe kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, kanë nënshkruar mëmorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Odës së Hotelerisë dhe Turzimit për arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Palët zotohen se do të japin kontributin e tyre maksimal për realizimin e projekteve.