Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i është drejtuar me një letër Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal.
Në letrën e tij, Hyseni ka theksuar se afatet ligjore për votimin e buxhetit tashmë kanë kaluar dhe Kuvendi Komunal nuk ka arritur të përmbushë detyrat e tij ligjore.
Duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 50, pika c, ai ka kërkuar nga ministri që të fillojë procedurën për shpërbërjen e Kuvendit.