Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në një takim të Lëvizjes, bashkë me kryetarë dhe kandidatë të tjerë të komunave përreth.
Në këtë tubim u diskutuan arritjet e deritanishme, programi për katër vitet e ardhshme dhe projektet konkrete që synojnë zhvillim, barazi dhe perspektivë për qytetarët.
Statusi i plotë:
Sot në Anamoravë u mblodhëm së bashku me kryetarët aktualë – kandidat për mandatin e dytë, dhe kandidatët e tjerë të Lëvizjes nga komunat përreth.
Diskutuam për arritjet e deritanishme dhe programin për katër vitet e ardhshme, e të gjitha projektet konkrete që sjellin zhvillim, barazi dhe perspektivë për qytetarët tanë.
Ky takim na dha energji të re për të vazhduar rrugën e filluar. Lëvizja është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë, dhe bashkë do ta çojmë përpara ndryshimin në çdo cep të çdo komune ku garojmë me kandidatët tanë më të përgatitur.