Me kolegjin Heimerer po synojmë ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore🧑⚕️👩⚕️🏥 në komunën e Gjilanit
Përmes nënshkrimit të memorandumit📋✍️, me kolegjin Heimerer formalizuam bashkëpunimin për organizimin dhe realizimin e praktikës së studentëve të kolegjit në kuadër të aktiviteteve të Komunës së Gjilanit.
Vizita sistematike në shkollat tona, projekte të përbashkëta dhe pilot-projekte që kanë për synim ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore janë disa nga fushat të cilat përfshihen në këtë memorandum.