Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është përlotur dhe nuk ka mundur fare të qet zë nga dhembshuria për ndarjen nga jeta e Tahir Muratit.
Kjo ka ndodh në mbledhjen përkujtimore që e ka organizuar klubi i basketbollit Drita për ish basketbollistin dhe trajnerin e këtij klubi, Tahir Murati, i cili para tri dite ndërroi jetë në Francë, nga një sëmundje e rëndë dhe e pashëruar.
Kryetari Hyseni tepër i emocionuar, duke ju kërkuar falje të pranishmëve, vetëm i ka ngushëlluar familjarët e ish trajnerit të tij, Tahir Muratit.