Me ftesë të qytetit Dijon dhe Dijon-Metropole, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron në Francë, ku ishte pjesë e takimit ndërkombëtar Francë-Ballkan, bashkë me Kryetarin e komunës së Dijonit, François Rebsamen dhe përfaqësues të zgjedhur vendor dhe nga Franca, në konferencën “Fokusimi në procesin e anëtarësimit, përditësimi mbi negociatat, konteksti ndërkombëtar, rruga përpara, ndikimi dhe pritshmëritë në nivel lokal”.
Kryetari Hyseni ka thënë se nën kujdesin e qeverisë së Francës dhe AFCCRE, ky takim është planifikuar si një takim për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit në BE.
“Kosova vazhdimisht po shënon progres të theksuar në fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetin politik. Vendi ynë aspiron integrimin dhe nevoja për anëtarësim lind nga dëshira e madhe e popullit të Kosovës për të qenë i barabartë me popujt tjerë të Evropës në të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kjo konferencë dhe të tilla të këtij lloji janë një mundësi e mirë për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin edhe në rrafshin lokal”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
View more