Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë një përditësim për zhvillimin e projekteve në komunë, duke theksuar se “punët po ecin me radhë dhe mbarë.”
Sipas tij, vendimi për shpronësimin në projektin e qarkores së jashtme të qytetit tashmë është miratuar, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës lokale.
Ai falënderoi qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit.
Në postimin e tij, Hyseni theksoi se 80% e premtimeve të tij janë realizuar, ndërsa shumë projekte të tjera, si ky i fundit, janë bërë pa qenë pjesë e premtimeve të mëparshme.
Statusi i plotë:
Punët po ecin me radhë dhe mbarë! Tanimë është miratuar vendimi për shpronësimin në projektin e qarkores së jashtme të qytetit tonë.
Falënderime të veçanta për qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti, që po i qëndrojnë afër dhe po e mbështesin komunën tonë.
80% e premtimeve janë realizuar. Shumë të tjera, si ky projekt, janë bërë për qytetin tonë pa premtuar!
#pergjilaninqeduam
#pertegjithalagjet
#pertegjithafshatrat