Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni.
Gjatë takimit janë diskutuar çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe në mbështetjen konkrete për qytetarët dhe bizneset e Komunës së Gjilanit.
Palët kanë vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në funksion të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik të Gjilanit.
Kryetari Hyseni ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Mentor Hyseni, si dhe ekipin e ATK-së për vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim institucional.










