📍 Në prag të regjistrimit të popullsisë në Luginë, në koordinim me përfaqësues të shqiptarëve atje, mbajtëm sot takim me qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja që banojnë në Gjilan.
ℹ️ Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje e funksionalizuar tashmë në kuadër të Administratës Komunale në Gjilan, ofron të gjitha informacionet e nevojshme për ta.
📝 Ftojmë të gjithë qytetarët me prejardhje nga Lugina që kanë nevojë për informacione, të ofrohen pranë kësaj zyre dhe gjithashtu ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që fillon nga nesër në vendbanimet e origjinës së tyre.