Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar zyrtarisht opozitën lokale në një takim për të diskutuar mbi tejkalimin e situatës së krijuar kohëve të fundit shkruan Radio Star.
Hyseni ka dërguar ftesa për tri partitë politike opozitare në Gjilan: LDK-në, PDK-në dhe AAK-në, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat që po përballen qyteti dhe komuna.
Takimi është planifikuar të mbahet më datë 23 shtator 2024, duke filluar nga ora 09:00. Kryetari Hyseni pret që ky takim të shërbejë si një platformë konstruktive për të bashkëpunuar me opozitën në dobi të qytetarëve të Gjilanit.
Më poshtë janë ftesat e dërguara nga kryetari Hyseni për partitë opozitare në Gjilan./radiostar/