Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot disa shkolla të qytetit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm.
Ai tha se atmosfera e parë në bankat shkollore ishte e mbushur me emocion, shpresë dhe entuziazëm.
Statusi i plotë:
Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, vizitova tre shkolla fillore të qytetit: “Thimi Mitko”, “Nazmi Hoxha” dhe “Selami Hallaqi”.🏫
Nga afër pashë përgatitjet që janë bërë për fillimvitin shkollor dhe u takova me nxënësit e gëzuar që nisën sot rrugëtimin e tyre të dijes.📚
Poashtu këtë javë, në kuadër të DKA-së, fillojmë edhe kampanjën “Java kundër dhunës – Shkolla jonë, vend i dijes dhe i dashurisë”.
Atmosfera e sotme ishte e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe shpresë për një vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët tanë.