I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duke thënë se dyert e komunës janë të hapura për qytetarët, ka paralajmëruar se do të takohet pasditen e së premtes me ata qytetarë që shprehin interesim për takim.
Hyseni tha se pavarësisht takimeve të përditshme dhe për shkak të kërkesave të shumta, kanë caktuar një kohë të veçantë për takime me qytetarët.
Ai bëri me dije se çdo të premte, nga ora 14:00 deri në 16:00, i pret në takim qytetarët e interesuar për një bashkëbisedim të hapur.
“Të dashur qytetarë, ky nuk është një kufizim, dyert tona mbeten gjithmonë të hapura për ju”, tha kryetari Hyseni.