Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe për anëtarët e Kuvendit Komunal, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari Alban Hyseni, ka ftuar këshilltarët e rinj të asamblesë për dhënien e betimit.
Seanca inauguruese e Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, do të mbahet më 10 dhjetor 2025, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.
Në këtë mbledhje, anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Komunale dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do ta japin betimin.
Kjo seancë do të udhëhiqet nga anëtari Isa Agushi.










