Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se mbi 30 premtime të dhëna gjatë fushatë elektorale janë implementuar, kanë filluar ose janë në gjysmë të impelementimit
Hyseni në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se një e treta e premtimeve për një vit qeverisje janë realizuar ose gjysmë realizuar.
“Po flasim për mbi 30 premtime që kanë filluar, janë implementuar ose janë në gjysmë të impelemntimit. Po flasim për vitin e parë të qeverisjes më një buxhet të cilin ne e keni trashëguar, të aprovuar. Pra, nëse e shohim në këtë kontekst i bie që një të tretën e premtimeve i kemi filluar, realizuar ose gjysmë realizu për një vit qeverisje, që i bie se edhe për tri vite tjera i kemi edhe dy të tretat me një buxhet të cilin po e aprovojmë vet. E në këtë drejtim nëse e shohim në këtë kontekst mendoj që është mirë”, tha ai.
Po ashtu, Hyseni foli edhe për premtimin për “Smart City”, ku tha se në vetëm gjashtë muajt e parë të qeverisjes kanë arritur që bibliotekën e qytetit në Gjilan ta transformojnë në bibliotekën e vetme në Kosovë që është plotësisht e digjitalizuar.
“Po flasim për krijimin e databazës për librat ekzistues në kopje fizike, të cilat e kanë të ngjitur në barkod, po flasim për menaxhimin e lexuesve përmes printimit të një barkodi, i cili mund të vendoset në çkado qoftë. Tash së shpejti do të krijojmë edhe ide kartelat për secilin lexues. Dhe i gjithë procesi menaxhohet përmes tyre me skanim të thjesht me aplikacion në telefon që lajmëron se kur është marrë libri dhe kur do të kthehet”, ka deklaruar Hyseni. /Teve1.info/