Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se viti 2025 do të jetë viti i projekteve për qytetin.
Ai ka theksuar se Kuvendi Komunal i Gjilanit, i cili do të mblidhet më 27 shkurt, pritet të miratojë buxhetin për vitin 2025, duke e bërë këtë komunën e fundit që do të miratojë buxhetin e këtij viti.
Gjatë një prezantimi të sotëm, Hyseni ka shpalosur vazhdimin e projekteve në qytet, duke përfshirë fillimin e punimeve nga xhamia e Medreses deri tek xhamia e Vogël.