Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në zyrën e tij kampionët e rinj të Kosovës në futboll, FC Drita. Me këtë rast, ai ka uruar klubin për suksesin historik dhe ka theksuar rëndësinë që ky triumf ka për qytetin dhe sportin vendor.
Ky është postimi:
Faleminderit, kampionë! 💙🏆
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunë kryesinë e FC Drita, trajnerët dhe futbollistët kampionë – për t’i uruar për titullin dhe për t’i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Gjilanit në futbollin vendor.
Krenar për punën, disiplinën dhe shpirtin garues që e bëjnë Gjilanin të festojë si qytet i kampionëve!
Si Komunë, kemi qëndruar pranë klubit në çdo hap dhe e kemi përkrahur vazhdimisht drejt këtij suksesi të merituar.
Me fillimin e punimeve në stadiumin e qytetit, kampionët tanë do të kenë më në fund shtëpinë e tyre të re për zhvillimin e lojërave – një hap i madh për sportin gjilanas dhe për të gjithë tifozët tanë.🏟