Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu në mbledhjen e 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës derisa raportoi për tremujorin e tretë të punës (korrik – shtator) të vitit 2026, tha se Gjykata që udhëheq ka në punë të gjitha lëndët e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Kryetari Salihu tha se për periudhën raportuese kanë pranuar 2 mijë e 546 lëndë, ndërsa kanë përfunduar 2 mijë e 297, llogaritur në përqindje 94%, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, ai tha se në Gjykatë nuk ka asnjë lëndë që nuk është në punë në Departamentin për Krime të Rënda, në veçanti rastet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Ndër tjerash, sa i përket transparencës, Salihu tha se gjatë kësaj periudhe raportuese, kanë publikuar 857 vendime gjyqësore.
Gjithashtu, ai tha se zbatimi i planeve strategjike të KGJK-së, në këtë Gjykatë është në nivel shumë të lartë.










