Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarët z. Bekim Salihu, z. Dibran Jusufi dhe z. Freskim Musliu, të cilët janë transferuar nga gjykatat tjera të Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Në këtë takim, kryetari i gjykatës Salihu iu uroj mirëseardhje gjyqtarëve, duke ju dëshiruar suksese në punë dhe duke iu ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, duke theksuar se ky transferim do të kontribuojë në zgjidhjen dhe efikasitetin më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë, gjithashtu edhe në degët Kamenicë dhe Viti.
Gjyqtari z. Bekim Salihu është transferuar në fund të vitit 2024, ndërsa gjyqtarët z. Freskim Musliu dhe z. Dibran Jusufi janë transferuar gjatë muajit shkurt dhe mars.