Pas javësh të mbushura me muzikë, sport, kulturë dhe aktivitete që gjallëruan qytetin, sonte përmbyllet zyrtarisht Kamenica Summer Fest 2026 me një mbrëmje të veçantë – Darkën e Kryetarit me Qytetarët.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, do ta përmbyllë festivalin duke ndarë këtë mbrëmje festive me qytetarët, në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në suksesin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme verore në komunë.
Kamenica Summer Fest 2026 solli një program të pasur me koncerte, aktivitete sportive, kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat, duke e shndërruar qytetin në një qendër të gjallë të verës.
Mbrëmja e sotme pritet të jetë kulmi i festivalit, duke ofruar një atmosferë festive dhe një përmbyllje dinjitoze të një edicioni që mblodhi mijëra vizitorë dhe krijoi kujtime të bukura për qytetarët dhe mërgimtarët.

