Kryetari i KBI ne Gjilan Naim Aliu sot priti kryetarin e Gjykatës
Themelore në Gjilan, kryetarin e KBI në Preshevë dhe Drejtorin e
Shoqatës “Qëndresa Kosovare”
Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu sot priti delagacione të ndryshme të cilët kishin ardhur për t’i uruar
vazhdimin e mandatit të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Në takime të ndara kryetari Aliu priti kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z.Ramiz Azizi, pastaj kryetarin e Këshillit të
Bashkësisë Islame në Preshevë z. Sevdail Jakupin si dhe drejtorin e SH.E.K “Qëndresa Kosovare” z.Islam Cakaj.
Kryetari Aliu u uroj mirëseardhje dhe falenderoi të gjithë për urimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me të gjithë, derisa këtë bashkëpunim do ta vazhdojme edhe më tutje.