Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan zakonisht pret musafirë të cilët e vizitojnë KBI-në me rastin e festave fetare. Kësaj radhe për shkak të masave të ndërmarra nga Kryesia e BIK për të parandaluar përhapjen e virusit covid-19, ku janë pezulluar të gjitha aktivitetet fetare e edhe pritja e musafirëve, kryetari I KBI-së Naim ef. Aliu ka bërë vetëm një vizitë.
Edhe atë në Spitalin Regjional të Gjilanit, për t’i uruar punëtorët shëndetësor për festën e bajramit dhe njëherit për t’i përgëzuar ata për punën e palodhshme që po bëjnë për ruajtjen e shëndetit tonë. Kryetari Aliu ndër të tjera tha se ”Kurban Bajrami është festë e cila na përkujton sakrificën e njërit për tjetrin, e kjo sakrificë vie në shprehje mu në këto ditë, kur ju po sakrifikoni shëndetin tuaj për të ruajtur shëndetin tonë”.
Kjo vizitë e Kryesisë së BIK-ut u vlerësua shumë nga stafi I Spitalit Regjional, prej të cilëve mori fjalën Dr.Ukshin Ismajli, i cili e falenderoi kryetarin për kohën e ndarë dhe respektin e treguar me rastin e kësaj vizite.