Kryetari i klubit të futbolli 𝑲𝑰𝑲𝑨 𝒏𝒈𝒂 𝑯𝒐𝒈𝒐𝒔𝒉𝒕𝒊, Naim Biqkaj ka konfirmuar se do të jetë delegat në kuvendin zgjedhor të 6 prillit për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai përmes një deklarate ka konfirmuar mbështetjen për kandidaturën e Gramoz Vokrrit për Kryetar të #FFK-së.
Ky reagim i Kryetarit të 𝑲𝑰𝑲𝑨 𝒏𝒈𝒂 𝑯𝒐𝒈𝒐𝒔𝒉𝒕𝒊, klub ky që bën gara në Ligën e Parë vije pasi është raportuar se klubi nga Hogoshti i ka dhënë nënshkrimin kryetarit aktual, Agim Ademit por në deklaratën e Kryetarit të klubit, thuhet së klubi mbështet Gramoz Vokrrin.
Po ashtu, 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 ku bën pjesë edhe KIKA ka mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ditë më parë.