Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se kanë filluar punimet për sanimin e rrugëve të cilat kishin mbetur të hapura për një periudhë të gjatë kohore.
“Po ju vjen fundi edhe këtyre rrugëve të lëna të hapura për muaj të tërë,” ka shkruar Hyseni, duke publikuar edhe fotografi nga terreni.
Ai ka theksuar se transformimi i qytetit po vazhdon dhe se Gjilani do të bëhet model i qeverisjes lokale në nivel vendi. Sipas tij, angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës është i pandalshëm dhe punët e mira do të vazhdojnë./Radio Star/