Sot, Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka zhvilluar diskutime të rëndësishme lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik.
Gjatë këtij takimi, në të cilin morën pjesë edhe ekipet përkatëse të të dy institucioneve, u trajtuan tema që lidhen me forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Gjilan.
Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua edhe çështjeve që prekin banorët e Luginës së Preshevës, duke u fokusuar në adresimin e sfidave aktuale dhe ofrimin e përkrahjes institucionale.
Kryetari i Komunës theksoi se, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, do të vazhdojnë angazhimet për ta bërë Gjilanin një vend edhe më të sigurt dhe më të mirë për jetesë.

