Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka reagu rreth disa portaleve që sipas tij duan t’i japin tjetër konotacion deklaratës së tij në lidhje me komunikimin me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Shkrimi i plotë:
Po e shoh që shumë portale duan t’i japin tjetër konotacion deklaratës sime në lidhje me komunikimin me Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Për ta bërë të qartë raportet e mia me të janë shumë të mira. Ndërkaq deklarata ime e sotme ishte në raport me proklamimin se ministria/qeveria i jep prioritet vetëm komunave që qeverisen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, gjë që është e pavërtetë. Pra, qeverisja aktuale nuk prioritizon në baza partiake, rrjedhimisht nuk mund të jem përjashtim as unë si Kryetar i Komunës së Gjilanit veç pse jam nga VV.