Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit kudo që jetojnë me rastin e festës së madhe myslimane.
Në urimin e tij thuhet:
Me fat Fitër Bajrami!
Me lutjen që të na jetë pranuar agjërimi dhe lutjet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tonë, ju uroj Bajramin e Fitrit!
Mirësia, sinqeriteti, kujdesi për njëri-tjetrin e të gjitha virtytet e mira, le të na shoqërojnë gjithmonë në shoqërinë e familjet tona.