Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke shprehur dëshirën për paqe, begati dhe unitet për të gjithë qytetarët. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e harmonisë familjare dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.
“Uroj që kjo festë të sjellë shëndet dhe mbarësi për secilin prej jush, dhe që së bashku të punojmë për më shumë mundësi për të gjithë,” ka deklaruar Hyseni në mesazhin e tij.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nga zemra ju uroj agjërim të pranuar dhe me fat Fitër Bajramin. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, begati dhe unitet për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe të gjithë Kosovës. 🕌🌙
Në këtë ditë të Fitër Bajramit, uroj që secili nga ju të gëzojë mbarësi, shëndet dhe harmoni në familje, dhe që të bashkëpunojmë së bashku për një të ardhme më të mirë, me më shumë mundësi për të gjithë.
Gëzuar Fitër Bajramin!
Alban Hyseni