FC DRITA ka pritur sonte në vizitë Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, i cili ishte mysafir i klubit në një mbrëmje të veçantë për ekipin gjilanas.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Hyseni përgëzoi FC DRITËN për suksesin e arritur dhe për fitimin e trofeut të Superkupës, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e klubit në vazhdimësi. Ai gjithashtu ishte i pranishëm në stadium, ku nga afër mbështeti ekipin gjatë ndeshjes.
Vizita e Kryetarit të Komunës u cilësua si një dëshmi e përkrahjes institucionale ndaj sportit dhe një konfirmim i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe FC DRITËS.
FC DRITA shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen e dhënë, duke ritheksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në zhvillimin dhe sukseset e ardhshme të klubit.

