Këshilli fshatit sëbashku me nënkryetarin e komunës z.Arbër Ismajli me bashkpuntor komunal vizituam familjen e Komandatit ”Abdullah Tahiri“ pasi që ket vitë, Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur “Akademia e Flakës”, aktivitet ky në kuadër të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2020”, që këtë vit i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit, Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies.
Kryetari i Këshillit të fshatit Malishevë, Latif Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri që manifestimin “Flaka e Janarit 2020”, ia dedikoi heroit Abdullah Tahiri.
“Jemi ndier të nderuar dhe të privilegjuar që “Flaka…” e sivjetme i dedikohet figurës së Abdullah Tahiri, pasi ne e kemi pasur idol në Malishevë figurën e tij. E falënderoj kryetarin Haziri, nënkryetarin Ismajli dhe të gjitha ata që kanë kontribuar që ky vit të shënohet me emrin e Abdullah Tahirit. Ai nuk luftoi për vete, por për neve, që ta gëzojmë lirinë”, tha Maliqi.
Këshilli i fshatit Malishevë bashkë me familjen e Abdullah Tahirit i ndanë:
M I R Ë N J O H J E
Lutfi Hazirit
Për përkujdesin e figurave emblematike të Gjilanit, në këtë rast dedikimin e “Flakës së Janarit” për bashkëvendasin dhe familjarin tonë Komandantin Abdullah Tahiri.
Rrespekt
Këshilli Fshatit !