Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ndërmarrë një hap të veçantë në funksion të përmirësimit të përvojës së turistëve që vizitojnë qytetin bregdetar.
Në një nismë të pazakontë, Ndreu ka vendosur në dispozicion të turistëve numrin e tij personal të telefonit, si dhe kontaktet e anëtarëve të kabinetit bashkiak, me qëllim që çdo shqetësim apo nevojë të adresohet menjëherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ai ka bërë të ditur se bashkia ka ngritur gjithashtu një grup të dedikuar për reagim të shpejtë ndaj ankesave apo kërkesave të turistëve.
Kjo nismë vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror dhe synon ta pozicionojë Lezhën si një nga destinacionet më mikpritëse në Shqipëri.