Muaji i madh i Ramazanit kulmon me festën e Fitër Bajramit dhe me këtë rast urojmë të gjithë shqiptarët e besimit islam, duke dëshiruar dhe besuar t’u jetë pranuar agjërimi te Zoti fuqiplotë, t’u jenë pranuar të gjitha adhurimet, lutjet që keni bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, t’u vlerësohen të gjitha mirësitë e bëra ndaj skamnorëve, të sëmurëve, invalidëve, bonjakëve, jo vetëm gajtë ditëve të Ramazanit por edhe gjatë gjithë periudhës së vështirë të pandemisë, e cila na vuri në sprovë dhe vazhdon të na sfidojë edhe më tutje.
Duke e ditur që kjo pandemi e shfaqur e këtyre muajve, përpos kufizimeve tjera, na imponon që edhe me rastin e festës së Bajramit të respektojmë kufizimin edhe në vizitat që tradicionalisht u bëjmë familjarëve, të afërmve, miqve tanë, krejt kjo me qëllim që të ruajmë e të mos rrezikojmë jetërat e njëri-tjetrit. Por kjo nuk na kufizon që ne me mendje dhe zemër të jemi me ta.
Shpresojmë, dëshirojmë dhe besojmë, se festat tjera të ngjashme e festat kombëtare e ndërkombëtare, të mos kemi nevojë për kufizime të tilla.
Gëzofshi e festofshi Fitër Bajramin me të gjitha begatitë në familjet tuaja!
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan