Në këtë ditë feste, vizituam kreun e Bashkësisë Islame të Gjilanit z.Agim Aliun, bashkë me bashkëpunëtor e tij, duke i uruar dhe duke ndarë bashkë me ta gëzimin e kësaj feste.
Kjo festë e Fitër Bajramit shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët agjërojnë dhe kryejnë lutje dhe aktivitete të tjera të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shpirtëror. Lutemi që çdo besimtari të i jetë pranuar agjërimi dhe lutjet ndaj Allahut.
Për të gjithë Ne, është e rëndësishme që të përkujtojmë mësimet dhe mesazhet e Ramazanit për durim, mirëkuptim dhe solidaritet për të tjerët, dhe t’i praktikojmë ato në jetën tonë të përditshme.
Le të shpresojmë që kjo festë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në jetën tonë dhe në jetën e të gjithë njerëzve. Le të jemi miqësorë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë, dhe të ruajmë këtë frymë solidariteti dhe bashkëpunimit në mes nesh.
Urime për këtë festë të rëndësishme dhe mirësi për të gjithë besimtarët dhe bashkëqytetarët e Gjilanit!