Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në Polici pas organizimit të protestëskundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.
Pas prononcimit për media, Kllokoqi së bashku me sekretaren e Shoqatës së Gastronomëve, Edona Gashin, janë shoqëruar nga tre zyrtarë policor për të dhënë një raport në stacionin e Policisë.
Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.
“Masat janë ashpërsuar tepër, ndërsa shpenzimet po vazhdojnë. Ne me këtë protestë vetëm e kemi paralajmëruar protesten e së hënës e cila do të jetë masive”, tha Kllokoqi për media.