Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka konfirmuar se në sulmin e sotëm në shkollën e mesme në Graz të Austrisë , ka mbetur e vdekur edhe një vajzë nga Kosova.
Ai ka bërë me dije se e njëjta ishte me prejardhje nga Vitia.
“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh”, ka shkruar Haliti.
Ndryshe, nga sulmi në shkollën e mesme “BORG Dreierschützengasse” në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.