Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, përsëri është renditur i pari në realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet në nivelin lokal.
Kjo u bë me dije pasi që Instituti për Studime të Avancuara GAP- ka publikuar dje, në platformën e saj elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.
Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në këtë platformë të monitorimit të komunave të Kosovës, respektivisht kryetarëve të komunave nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, kryetari Sokol Haliti vlerësohet si më i suksesshmi sa i përket realizimit të premtimeve.
Ndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti disa herë gjatë mandatit të kaluar 2013-2017 është renditur kryetari me shkallën më të lartë të realizimit të premtimeve në nivel vendi.