Urime qytetarëve të Podujevës, Urime fitorja madhështore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Urime Kryetarit Shpejtim Bulliqi, urime QLVV në Podujevë dhe Kryetarit të saj Bajram Ajeti. LDK-ja ka mbetur pa bastion, apo si po thonë vet ata, se LDK-ja e sotme nuk është as hija e LDK-ës së Ibrahim Rugovës e që sot vetëm emri i ka mbetur. Duke qenë se Agim Veliu është njëri ndër nënkryetarët e saj, besoj se ka çka t’u thotë kolegëve Nënkryetarë të partisë së tij, sidomos me ata me të afërmit, se çfarë i pret.
Një deputete e LDK-ës nga komuna jonë e partisë humbëse, mund të befasohet si mund të marrë kaq shumë përkrahje një kandidat partisë më të madhe që udhëhiqet nga një “diktator”. Çfarë të bësh kur populli të do edhe si “diktator” s’ke çka bënë. Vetëm duhet të bësh “amin”.
Podujeva është vetëm fillimi…