Komuna e Kamenicës ka përfituar projektin më të madh turistik në vlerë prej 400,000 eurosh mbështetur nga MAPL dhe UN-Habbitat, që pritet të realizohet tek penda e Busavatës dhe ndërlidhja e saj me shteg të çiklizmit me Komunën e Artanës.
Është hera e dytë që në Kuvendin Komunal, konkretisht opozita komunale, refuzon të votojë nismën për marrëveshjen për realizimin e projektit ‘Lugu i Verdhë’.
Asnjë argument politik nuk është shfaqur nga subjektet LDK, PDK dhe PSD, përveç bojkotit të seancës për t’a votuar këtë marrëveshje. Sjellja e tyre sabotuese, ka të bëjë kryekëput me suksesin e qeverisë sonë komunale.
Këto subjekte që nuk ju gëzohen zhvillimit të komunës së tyre, dyshoj që përfaqësojnë interesin e qytetarëve të tyre.
Me vetëdije të plotë partitë opozitare po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e Komunës së Kamenicës. Duke mos pasur rol konstruktiv në çështje kaq madhore për qytetarët e komunës.
Për fund, partive opozitare ju them se, projektet që po realizojmë janë në të mirë të qytetarëve, dhe siç ju kam ftuar edhe në seanca të kuvendit komunal, ju ftoj edhe publikisht, ejani bëhuni pjesë e proceseve dhe ndryshimeve në Komunën e Kamenicës. Jam i gatshëm të ju përfshijë në çdo proces qe ju keni interes, por nuk do të lejojmë që nga qasja juaj të pësojë qytetari i komunës.
Sepse nuk do të mund të ndalni projektet e qeverisjes sonë.