Në Gostivar sot u prita ngrohtësisht nga kryetari i komunës, z. Arben Taravari dhe kabineti i tij.
Si qytete me shumë të përbashkëta, diskutuam për projekte të cilat do të kenë ndikim në zhvillim ekonomik dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Komuna e Gjilanit është e gatshme për vazhdimin e komunikimit dhe avancimin e këtij bashkëpunimi, përherë në të mirën e qytetarëve të të dyja komunave.