Kryetari më dembel aktualisht është ai i Komunës së Gjilanit, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i rrjetit të OJQ’ve AVONET, Kenan Gashi.
I ftuar në emisionin “n’Detaje” në Tv Arbëria, Gashi tha se kryetari i cili vie nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni nuk ka arritur t’i përmbushë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj komune.
“Është njëri prej kryetarëve që ne e konsiderojmë ose prej hulumtimeve që kemi bërë është nëjri prej shkelësve që s’ka arritur t’i përmbushë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve duke mos ditur të qeverisë dhe të ketë formën dhe modelin e mirë”, tha Gashi.