Kryetari i LRF Gjilan, Armend Misini, ka vizituar partnerin gjeneral Royal Beverage, kompani e cila ka marrë përsipër sponsorizimin e regjionit në kuadër të aktiviteteve dhe garave regjionale për këtë edicion.
Misini u prit nga pronari i kompanisë, z. Fejzulla Mustafa, i cili theksoi përkushtimin e Royal Beverage për të mbështetur regjionin, duke potencuar se kjo përkrahje do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.
Me rastin e dhurimit të fanellës së ekipit kombëtar të Kosovës për z. Mustafa, kryetari Misini shprehu mirënjohje dhe falënderime të veçanta edhe për drejtorin e marketingut të Royal Beverage, z. Shqiprim Jashari, për angazhimin dhe punën e madhe në realizimin e kësaj marrëveshjeje.
Bashkëpunimi ndërmjet LRF Gjilan dhe Royal Beverage synohet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim zhvillimin e sportit dhe mbështetjen e gjeneratave të reja.

