Takim i mirë me disa të rinjë të lagjes së Zabelit, fshatit Llashticë, Livoç e Uglar.
Kërkesë e njëzëshme e të gjithëve ishte vende të qëndrueshme të punës dhe perspektivë e qartë për rininë e Gjilanit e të Kosovës.
E falënderoj Ilirin që punon e jeton në diasporë (në Francë) dhe që është aktivist tejet dinamik e i përkushtuar për ti sjellë kontribut PDK-së e përmes saj Gjilanit dhe Kosovës.
Unë e Riza Abdyli ju sqaruam prioritetet e PDK për mandatin e ardhshëm qeverisës e që është pikërisht EKONOMIA (vendet e punës), SHËNDETI i qytetarëve të Kosovës dhe EDUKIMI kualitativ me diploma të vlefshme. Edhe të tjera prioritete natyrisht si investimet në KULTURË, RINI e SPORT, në BUJQËSI, në INFRASTRUKTURË…
Veç dashnia për komunën e për Kosovës është ajo që na shtyn me punue pa u ndalë për shtet e për zhvillim – ishte konstatim i yni i përbashkët nga ky takim
#RiniaedonGjilanineKosovën