Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshën për Zhvilim Ekonomik dhe Diasporë sot kanë pritur në takim praktikantët e rinj që do të angazhohen në Komunën e Kamenicës.
Ata kanë nënshkruar edhe kontratat me komunën, duke filluar nga sot punën praktike.
“Infermierë, studiues shkencash natyrore e shoqërore,po angazhohen në komunë për tre muaj, për të mësuar nga afër punën si dhe për të parë se si funksionon institucioni’-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai ka shtuar po ashtu se në kuadër të marrëveshjes me Generation Unlimited është hera e pestë që komuna hap thirrje për angazhim të praktikantëve.