Asnjëherë në histori të Kamenicës nuk është punuar e investuar me intensitet të tillë🙌. Marrëveshja e rradhës me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kap vlerën e 2.6 milion eurove.
Ky investim përfshin:
1) 🚧 Rrugën e njohur si “Xhadja e vjetër” – që lidh fshatrat Berivojcë – Koretin – Topanicë, e që përbën një investim shumë të rëndësishëm në këto zona.
2)🚧 Rrugën “Orana” në Busavatë.
3)🚧 Rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.
4)🚧 Rrugën që lidh fshatrat e malësisë Gjyrishec-Magurë-Konstadincë-Feriqevë(7.5km), dhe që shërben për qasjen në toka me potencial të madh bujqësor, dhe njëkohësisht rikthen vëmendjen e munguar në zonat e malësisë.
🙏 Falenderim i veçantë për Zëvendësministrin e MMPH-së z. Hysen Durmishi për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të qytetarëve, ka shkruar Rahimaj në facebook.
#nukNdalemi