Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë përuruar projektin e sallës së sportit në Koretin, projekt ky në velerë mbi 1 milionë Euro.
Kryetari Rahimaj poashtu nga ky përurim së bashku me ministren Nagavci kanë vënë gur-themelin e sallës së sportit në Kamenicë, që do të shërbejë për kampusin e shkollave të mesme.
“Të dyja këto projekte garantojnë terren më të mirë sportiv, hapësirë të përshtatshme për rekreacion , mbështetje për ata që duan sportin e potencial për zhvillimin e talentëve të rinj. Vazhdojmë me projekte të tjera në fushën e arsimit.
Falënderoj Ministren Nagavci për mbështetjen dhe angazhimin e deritanishëm për Kamenicën”, ka thënë Kryetari Kadri Rahimaj.