Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se Komuna e Kamenicës tashmë ka filluar të punojë drejt zgjidhjes së problemit me qentë endacak, dhe se kastrimi i tyre veçse ka filluar.
Ai gjithashtu ka thënë se edhe Kuvendi Komunal dje ka votuar propozimin për ndarjen e parcelës në të cilën do të ndërtohet strehimorja e këtyre qenve.
“Projekti për kastrimin e qenve endacak arrin vlerën e 19,758 eurosh, si dhe zgjidh një problem të kahmotshëm të Kamenicës”-ka thënë Kryetari Rahimaj.