Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar sot se nga vizita në Francë ka vazhduar direkt për në Mal të Zi, për të pranuar çmimin e fituar për Komunën e Kamenicës, e cila është përzgjedhur Kampione e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor.
Ai nëpërmjet njoftimit të tij ka thënë se vetëm 6 janë komuna përfituese, e në mesin e tyre edhe komuna jonë.
Në këtë forum kanë qenë të pranishëm më shumë se 100 vende të cilat kanë ndarë eksperiencat e tyre me njëra-tjetrën, mbi hapat që do t’i marrin për të plotësuar kërkesat e Agjendës së Gjelbër.
“Kujtojmë se Kamenica për herë të parë fiton çmim për këtë fushë, në nivel Ballkani”-ka thënë Kryetari Rahimaj.