Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka marrë pjesë në promovimin e monografisë “Dajkoci, vendlindje e Heroit Metush Krasniqi” me rastin e 40 vjetorit të vdekjes së tij, të autorit Prof.Dr.Emin Krasniqi.
Kjo vepër sjell në vëmendje veprimtarinë atdhetare të Metush Krasniqit, duke ruajtur vlerat kombëtare, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar për çështjen shqiptare.
Ky publikim përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të dokumentuar historinë e Dajkocit, rrugëtimin e banorëve të tij ndër breza dhe kontributin e tyre në jetën arsimore, shoqërore, kulturore dhe kombëtare.
Përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtimeve, ajo sjell në vëmendje një trashëgimi që meriton të ruhet.
Urime autorit, Prof. Dr. Emin Krasniqi, për këtë vepër me vlerë të veçantë që dokumenton dh e përcjell historinë tonë te brezat e ardhshëm.










