Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar aneks memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
I pari i komunës ka thënë se përmes këtij aneks memorandumi do të rregullohet shtrati dhe zonat e degraduara përgjatë lumit Desivojcë.
“Jam shumë i lumtur që në Kamenicë po investohen edhe 279 mijë euro të tjera.
Përmes këtij aneks memorandumi, do të rregullohet shtrati dhe zonat e degraduara përgjatë lumit Desivojcë.
Së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe investimet në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Kryetari Rahimaj.