Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Rrezarta Fondaj nga American Advising Center lidhur për mundësitë e studimeve në SHBA për të ncënësit e Kamenicës.
I pari i komunës ka thënë se ky memorandum përfshin ofrimin falas të trajnimeve, kurseve të gjuhës, punëtorive dhe sesioneve informuese.
“Partneritet me AAC-EdUSA Kosovo për mundësi studimesh në SHBA, për nxënësit e Kamenicës.
Bashkë me Rrezarta Fondaj nga American Advising Center, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, për partneritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, për të rinjët e Kamenicës.
Ky bashkëpunim do të mundësojë ofrimin falas të trajnimeve, kurseve të gjuhës, punëtorive dhe sesioneve informuese për mundësitë e studimeve në SHBA”, ka njoftuar Kryetari Rahimaj.