Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim Ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.
Ata kanë diskutuar rreth projekteve dhe përkrahjes për komunitetet pakicë në Komunën e Kamenicës si qytet me vlera të larta të tolerancës dhe bashkëjetesës.